Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftojmë se sot me datën 13.10.2022 rreth 18:35 në fshatin Bresalc komuna Gjilan , ka ndodhur një aksident Trafiku ku të përfshira janë tri vetura, me këtë rast lëndime të lehta trupore kane pësuar pesë persona, ku pasi kanë marr ndihmë në emergjencën rajonale në Gjilanit janë liruar në shtëpi”, tha Hashani.
Ai tha më tej se me rastin janë duke u mare policia e Kosovës njësiti i Trafikut rajonal./Demokracia.com/