Sport
Gjikokaj gjashtë gola në elitën e Norvegjisë, Marku 11 në Zvicër
Demokracia
11:59 | 24 Janar 2022

Share:

Hendbollistja e Kosovës, Mirela Gjikokaj po vazhdon me paraqitje të mira në elitën e Norvegjisë, njërën prej ligave më të forta në botë. Gjikokaj të dielën ishte me efikasja te Follo që humbi 32:29 nga skuadra e madhe Molde.

Mirela i shënoi gjashtë gola nga nëntë tentime. Ajo shtoi edhe shtatë asistime, por që këtë herë nuk mjaftuan.

Me efikasitet të lartë ka vazhduar Pashke Marku në Superligën e Zvicrës. Ajo shënoi 11 gola nga 15 tentime për Kreuzlingenin që fitoi 31:24 ndaj Amicitia Zuerich.

Kreuzlingeni është në mesin e tabelës, kurse Marku ishte më e mira e ndeshjes.

Motrat Rina e Sara Rexhepi kanë shënuar nga pesë gola për AGF Handbold që humbi 30:28 nga Bjerringbro në kategorinë e dytë daneze./Demokracia.com/

Të ngjashme