ShowBiz
Gjiko: Engjëjt nuk jetojnë në tokë, por në parajsë
Demokracia
13:26 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko ka bërë një dedikim prekës për artistin dhe drejtorin menaxhues të Telegrafit, Arlind Gjikollin i njohur edhe si Gjikla.

Reperi i cili kishte edhe lidhje familjare me Gjiklën (djali i xhaxhait), përmes një postimi të gjatë në llogarinë e tij në Instagram ka shpërndarë disa kujtime përkrah tij.

Në shkrim, Gjiko tha se pavarësisht dhimbjes së madhe po mundohet të bëhet i fortë, duke i premtuar se premtime që ia ka dhënë do t’i mbaj dhe do të vazhdojë tutje.

Ai e quajti Gjiklën vëlla, shok, mentor e aleat të tij teksa tha se engjëjt nuk jetojnë në tokë, por në parajsë.

Postimi i plotë i Gjikos:

Gjikla, po mundona mu bo i fortë, njëjtë si me mësove tërë jetën, ty të kom pas vëlla shok mentor aleat o Gjikla jem, shume sfida i kaluam bashkë edhe këtë sfide menduam se do e kalonim, vetëm një gjë e di sigurt, sëmundja se pat aspak të lehte, qetësia jote ja ngadalësoj turrin, mençuria jote e zhveshi atë. Shkenca e mjekësia u facionua me metodat tuaja, por ja që Zoti të deshti më shumë se ne. Sepse engjëjt nuk jetojnë në tokë por në parajsë. Premtimin ta kom dhënë, e premtimet do i mbaj, amanetin do ta kryej, e kurë nuk kom me u ndal, veç për ty Gjikla jem, njëjtë si ti që nuk u ndale asnjëherë për mua Gjikla jem. Pusho i qetë vëlla i dashur , e ishalla na ki bo hallall të gjithëve, gjithmonë në zemrat tona pulsi jonë do të jesh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Asdren Gjikolli (@gjikotheflyboy)

Të ngjashme