Sport
Gjiganti hungarez kundërshtar i Prishtinës në Ligën e Kampionëve
Demokracia
13:27 | 15 Qershor 2021

Share:

Kampioni i Kosovës në futboll, Prishtina ka mësuar kundërshtarin  e saj në Ligën e Kampionëve nëse arrin ta kalojë rundin preliminar, shkruan Demokracia.com.

Pra bardhekaltrit fillimisht duhet ta kalojnë grupin paraeliminator, ku pastaj do të mund të takohej me kampionin e Hugarisë, Ferencvarosin.

Ndeshjet e para që janë parashikuar të luhen më 6 ose 7 korrik dhe ato të kthimit më 13 ose 14 korrik. Bardhekaltërit në rast se kalojnë grupin parakualifikues atëherë do të udhëtojnë në Budapest, saktësisht në stadiumin “Groupama Arena”. Kurse me 13 ose 14 korrik do të luhet ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Prishtina në Shqipëria do të luajë ndaj Folgores fillimisht dhe nëse fiton në finale do të takohet me fituesin e çiftit Havnar Bóltfelag – Inter Club d’Escaldes. /Demokracia.com

Të ngjashme