Sport
Gjiganti anglez rivalizon Barcelonën për shërbimet e Lewandowskit
Demokracia
17:10 | 16 Maj 2022

Share:

Chelsea mund t’i bashkohet garës për të nënshkruar me Robert Lewandowskin, pavarësisht se sulmuesi i Bayern Munichut favorizon një lëvizje verore te Barcelona.

E ardhmja e Lewandowskit është në ajër pasi ai e bëri të qartë se nuk ishte i gatshëm të zgjaste marrëveshjen e tij me Bayernin, e cila skadon në verën e vitit 2023.

Reprezentuesi polak ka qenë prej kohësh i interesuar të luajë në Spanjë dhe raportimet e TheGuardian kanë treguar se ai ka rënë dakord verbalisht për një marrëveshje trevjeçare me Barçën, e cila po punon për nënshkrimin e tij, transmeton Demokracia.com.

Bayern këmbëngul se Lewandowski nuk është në shitje dhe se ata do ta mbajnë atë deri në përfundimin e kontratës së tij, duke rritur mundësinë që një prej sulmuesve më të mirë të largohet nga kampionët gjermanë në një transfertë të lirë.

Mbetet për t’u parë nëse Bayern do të vendosë se do të ishte më e mira për të marrë një tarifë për 33-vjeçarin.

Ka pasur pretendime se ata hezitojnë t’i shesin Barcelonës sepse klubi Nou Camp po del nga një periudhë e vështirë financiare dhe mund të luftojë për të paguar një shifër të përshtatshme për një lojtar të shtatit të Lewandowskit.

Lewa është pjesë e Bayern Munichut që nga vera e vitit 2014 kur u transferua nga rivali i Bundesligës, Borussia Dortmund./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025