Sport
Gjigantët gjermanë i bashkohen atyre anglezë në garë për Jurrien Timber
Demokracia
15:14 | 04 Qershor 2023

Share:

Jurrien Timber pritet të largohet në verë nga Ajaxi dhe ta bëj hapin e madh në karrierë.

Liverpool dhe Manchester United prej kohësh kanë shprehur interesim për transferimin e holandezit, por ende nuk kanë arritur të bindin Ajaxin për ta lënë të lirë.

E gjigantëve anglezë i janë bashkuar në garë edhe dy skuadrat e mëdha gjermane Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.

Si verdhezinjtë ashtu edhe kampionët në fuqi të Gjermanisë pritet të kenë largime këtë verë dhe Timber është emri i pëlqyeshëm për repartin defensivë.

21-vjeçari ka zhvilluar 47 ndeshje zyrtare këtë edicion duke realizuar edhe dy gola e duke asistuar në dy të tjerë.
Gazeta holandeze ‘De Telegraf’ ka raportuar se Ajax i ka caktuar çmimin prej 50 milionë eurove, shumë që nuk përbën problem për katër skuadrat e interesuara për Timber. /Telegrafi/

Të ngjashme