Lajme
Gjigandi amerikan i naftës pezullon prodhimin në projektin rus
Demokracia
21:34 | 17 Tetor 2022

Share:

Prodhimi i naftës në projektin rus Sakhalin-1, i udhëhequr nga Exxon Mobil me bazë në SHBA, është ndalur për shkak të refuzimit të kësaj të fundit.

Kjo, për të pranuar sigurimin lokal për cisternat pasi siguruesit perëndimorë refuzuan t’i mundësojnë ato për shkak të sanksioneve.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Agjencia vëren se siguruesit vendas kanë tërhequr mbulimin e sigurimit nga cisternat e operuara nga Sovcomflot, grupi më i madh i transportit rus, i cili u sanksionua pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Exxon refuzoi të pranonte cisternat Sovcomflot”, tha një burim i industrisë.

Disa ngarkesa të destinuara për rafineritë indiane u prekën gjithashtu, pasi Exxon nuk njohu mbulimin alternativ që Sovcomflot kishte negociuar me siguruesit rusë.

Agjencia shpjegon se kjo situatë tregon se sa fuqishëm ndikojnë garancitë e sigurimit dhe risigurimit të anijeve në operacionet e naftës në kontekstin e sanksioneve të BE-së për operacionet e sigurimit me naftë bruto ruse, të cilat do të hyjnë në fuqi më 5 dhjetor.

Dhe në dy muaj të tjerë, sanksionet e drejtuara kundër produkteve të naftës ruse do të hyjë në fuqi.

Para kësaj, prodhimi i naftës në projektin Sakhalin-1 ra nga 220 në 10 mijë fuçi në ditë si rezultat i vendimit të Exxon Mobil për t’u tërhequr nga projekti.

Të ngjashme