Sport
Gjesti i jashtëzakonshëm që bëri Joao Cancelo pas debutimit me Barcelonën – djaloshi i ri nuk do ta harroj kurrë atë moment
Demokracia
15:13 | 04 Shtator 2023

Share:

Joao Cancelo ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë me fanellën e Barcelonës në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

Mbrojtësi portugez iu bashkua katalunasve në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Manchester City në formë huazimi.

Cancelo debutoi duke luajtur ndaj Osasunës në fitoren e Barcelonës 1-2 me golat e Jules Kounde dhe Robert Lewandowskit.

Megjithatë një gjë që u bë virale është edhe gjesti i Joao Cancelos pas ndeshjes me një tifoz të vogël që u fut në fushë.

Një djalosh biond u fut në fushë dhe vrapoi te portugezi për ta përqafuar.

29-vjeçari ishte shumë miqësorë me djaloshin e vogël duke e mirëpritur dashurinë e tij dhe duke i dhuruar fanellën pasi e përqafoi.

Fotot e djaloshit të lumtur janë bërë virale në rrjet, derisa Cancelo është duartrokitur nga tifozët për gjestin e bërë.

Të ngjashme