Kuriozitete
Gjesti i 9-vjeçares emocionon botën, shet flokët për të ndihmuar ushtarët ukrainas
Demokracia
15:02 | 02 Qershor 2022

Share:

Një vajzë nëntë vjeçare nga Ukraina preu flokët e saj dhe i shiti për të mbledhur para për forcat e armatosura të vendit të saj, të cilët po përballen me ato ruse.

Kira Hubina, nga qyteti verior i Ukrainës, Chernihiv, vendosi të mbledhë para për luftëtarët e vendit pasi ajo dhe familja e saj ndodhen në një vendstrehim për tu mbrojtur nga bombardimet ruse.

Babai i vajzës, Ivan, tha për agjencinë ukrainase të lajmeve UNIAN se ishte prekur nga gjesti i vajzës së tij dhe pranoi që ajo t’i priste flokët pasi mësoi për qëllimet e saj.

“Sinqerisht, për pak sa nuk qava. Më preku disi”, tha ai.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024