Ish-banori i BigBrother VIP Kosova 3, Besart Kelmendi – Gjesti, është shpallur fitues i edicionit të katërt të BBVA.
Djaloshi nga Peja ka fituar më së shumti vota nga shqiptarët, për t’u larguar nga shtëpia e Big Brother Albania me kurorën e fituesit, raporton Klankosova.tv.
Gjesti ka thyer rekord së qëndruari i izoluar, pasi më shumë se gjysmën e vitit e ka kaluar në spektaklin e tillë, në Kosovë e Shqipëri.