Sport
Gjesti fantastik nga Edon Zhegrova, ia dhuron fanellën tifozit të vogël nga Kosova pas ndeshjes
Demokracia
11:44 | 07 Mars 2022

Share:

Edon Zhegrova ishte fantastik mbrëmë me Lillen kundër Clermont, duel ky në kuadër të xhiros së 27’të në Ligue1.

Zhegrova shënoi golin e katër në këtë takim, duke vulosur edhe kështu fitoren e skuadrës së tij me rezultatin final në 4:1.

Goli i tij ishte mjaft i bukur, kur erdhi nga më shumë se 16 metra distancë, duke u devijuar dhe përfundoi në rrjetë.

Por, përveç golit, Zhegrova u tregua i madh edhe jashtë fushe, duke ia dhuruar fanellën e tij një djaloshi kosovar i cili ishte në stadium dhe ia kërkonte fanellë sulmuesit të Kosovës.

“Zhegrova ylli i Kosovës. Idolli im. Ma jep fanellën. Faleminderit”, shkruhej në pankartën e tifozit kosovar.

Të ngjashme