Sport
Gjesti enigmatik i Benzemës me tre gishta: një mesazh inkurajimi për Francën?
Demokracia
13:16 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Karim Benzema nuk do të jetë në Doha të Katarit për të ndjekur drejtpërdrejt finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës.

Sulmuesi i Real Madridit vazhdon të jetë pjesë e listës së 26 të ftuarve nga skuadra franceze, pasi ai nuk u zëvendësua nga një tjetër shok skuadre pas dëmtimit të tij një javë para debutimit të ‘bluve’ në Katar.

Por, pas rikthimit të tij në Spanjë, Benzema u rikuperua me shpejtësi dhe u rikthye në një temë diskutimi, nëse duhet t’i bashkohet Francës në Katar.

Megjithatë, trajneri Didier Deschamps vendosi të mos e thërras përsëri dhe ylli francez ka refuzuar gjithashtu t’i bashkohet ekipit për ta shikuar finalen nga afër.

Nga gazeta L’Equipe flitet për një marrëdhënie të keqe mes Benzemas dhe Deschamps, por zyrtarisht nuk është bërë e ditur arsyeja e mungesës së francezit, i cili si pjesëtar i skuadrës, në fakt, mund të kërkojë edhe bonusin apo medaljen e tij për fitimin e Kupës së Botës, në rast se Franca do të shpallet kampione sot.

Benzeman, gjithmonë enigmatik, ka publikuar një ‘story’ në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet shumë i animuar duke kërcyer nën muzikë rap, ndërsa bën gjeste me tre gishta nga kamera.

Një referencë për Botërorin e tretë të mundshëm që skuadra e tij mund të fitojë apo një rastësi e pastër dhe thjeshtë gjest misterioz?

https://twitter.com/vipplatinium2/status/1604224280262311937

Të ngjashme