Lajme
Gjest i ulët nga Albin Kurti| I kërkon Bekim Haxhiut të merret me masazh, e jo me Trustin
Demokracia
12:58 | 23 Qershor 2022

Share:

Debati për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, ka kaluar në fyerje dhe ofendime në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, duke tentuar të ironizojë me propozimin e PDK-së për tërheqjen e mjeteve të Trustit, e ka ofenduar rëndë deputetin Bekim Haxhiu, i cili është edhe iniciues i kësaj nisme, raporton Demokracia.com.

Ishte deputeti Haxhiu, i cili në fjalimin e tij, pas deklaratës së Kurtit ku theksoi se nuk do ta përkrah këtë nismë, pasi ajo ka ardhur nga një person që nuk është i fushës, theksoi se ka kërkuar qysh në fillim që ky debat të mos kalojë në debat personal.

“Kryeministër i nderuar, kam vetëm një kërkesë, kam shpresuar një qasje shumë më pragmatike dhe parimore edhe në arsyetimin e projektligjit si një deputet që nja 5 mandate me përvojë. I nderuar kryeministër, të drejtë që na e garanton Kushtetuta dhe rregullorja me propozu nisma ligjore dhe me pas ekspertë kërkova që debati mos me u bart në përvoja personale. Sot e kam veç një kërkesë prej të gjithë atyre qytetarëve që presin votimin e Trustit, mos i bo presion deputetëve tu, lej le të votojnë të lirë. Lej le të votojnë të lirë në bindjen e tyre, në vullnetin e tyre. Në aspektin personal, kryeministër të kam thënë ty edhe kolegëve tu deputet që njihemi prej kohës së unionit të studentëve dhe kur unë i jam bashkuar UÇK-së dhe ti ke qëndru në Prishtinë, njihemi shumë mirë. Po duket kryeministër, që nëse kështu vazhdon me qëndru në zyre edhe mos me i dëgju kërkesat e qytetarëve, ke me pas edhe probleme të dhimbjes së shpinës e ki me pas nevojë edhe për fizioterapi. Kështu që, jam i gatshëm me të trajtu pa parë për atë punë sa herë që ki nevojë, por sot qytetarët kanë nevojë që Qeveria edhe Kuvendi ta trajtojnë, ndonëse po ke vullnet edhe me ia mbyll gojën deputetëve. Nëse e ke arrit me e bo te deputetët e tu, nuk ki me arrit me e bo te ky Kuvend, se ky është tempulli i demokracisë”, deklaroi Haxhiu, raporton Demokracia.com.

Pas kësaj, ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili përmes një gjesti të ulët e ka fyer rëndë deputetin Haxhiu.

“Çështja e financave shtetërore, çështja e të ardhmes në ekonomi e ka një dimension të fuqishëm profesional, duhen shumë eksperta e ekonomista që të konsultohen para se të thuash diçka, sepse vetëm duke folur bën dëm e lërë duke bërë. Prandaj dua të di se kënd e ke konsultuar për këtë, sepse nuk je i fushës. Unë do të vijë këtu në seancë edhe me respektin më të madh do t’ju dëgjoj atëherë kur për shembull ju ta merrni nismën e projektligjin për masazh, ama projektligjin për Trust s’ka kurrfarë kuptimi kjo punë. Andaj minimumi që dua të di është se kush janë ekspertët që të kanë thënë e të vish me këtë nismë. Unë jam i bindur se po të ishte këtu deputet Bedri Hamza, nuk do ta bëni. Unë jam i bindur se përse në emër të LDK-së nuk foli Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami e as Lumir Abdixhiku. Por, ta kanë lënë ty fiziterapist me doktoraturë të propozojë tërheqjen e trustit”, deklaroi Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme