Lajme
Gjest i rrallë i Edi Ramës, përkulet dhe ia puth duart atletes Luiza Gega
Demokracia
12:14 | 23 Gusht 2022

Share:

Sot në nder të Luiza Gegës është duke u mbajtur një ceremoni nga qeveria si mirënjohje pasi u shpall kampione e Evropës në garën 3000 metra me pengesa.

Ajo është pritur nga qytetarë të shumtë në bulevard ndërkohë që e ka pritur edhe kryeministri Rama i cili i ka puthur duart atletes.

“Më është dashur të jetoja larg familjes pjesën më të madhe në male për të realizuar ëndrën dhe përfaqësuar flamurin kombëtar” tha dje kampionia e Evropës, Luiza Gega në një prononcim për media pas ceremonisë së pritjes në aeroportin “Nënë Tereza”.

Të ngjashme