FC Drita për të gjashtin vit me radhë ka bërë shpërndarjen e dhuratave të fundvitit për fëmijët e qendrës së kujdesit ditor “Pema” në Gjilan.
Për shkak të kushteve pandemike dhe duke u kujdesur për shëndetin e fëmijëve, sot është bërë vetëm dorëzimi i dhuratave në qendër, për t’u shpërndarë më pas te fëmijët.
“Klubi ynë tashmë tradicionalisht feston me fëmijët e qendrës, duke ndarë gëzimin dhe festat me më të dashurit, ardhmërinë e qytetit. Ky është viti i dytë që nuk i takojmë ata fizikisht, por mbetemi me shpresë që viteve të tjera të festojmë bashkë e të kthehemi në normalitet”, thuhet në njoftimin e klubit. /Demokeracia.com