Lajme
Gjermania voton të dielën
Demokracia
22:59 | 25 Shtator 2021
Ilustrim

Share:

Kancelaria Angela Merkel i kërkoi gjermanëve votën e tyre për të mbështetur pasardhësin e saj Armin Laschet në një përpjekje të fundit përpara shkuarjes në kutitë e votimit këtë të dielë.

Në garën për kancelar përballë 60 vjeçarit Laschet, është Social Demokrati Olaf Scholz .

Sondazhet më të fundit tregojnë se ata janë ngushtësisht afër njëri tjetrit me mbështetje duke i kthyer këto zgjedhje si më të paparashikueshmet vitet e fundit.

Socialdemokratët dhe konservatorët janë thuajse me mbështetje të barabartë, me 1 përqind diferencë (26/25%).

Socialdemokratët kanë kryesuar katër muajt e fundit në shumicën e sondazheve përballë konservatorëve, së fundi me një diferencë shumë të vogël, 2-3 përqind.

Merkel kishte planifikuar të mbante një profil të ulët gjatë fushatës elektorale duke përgatitur daljen nga politika pas 16 vitesh në pushtet.

Megjithatë iu desh të përfshihej në fushatën e ethshme në mbështetje të Armin Laschet .

Për të patur një gjermani me stabilitet tha Merkerl, Armin Laschet me patjetër duhet të zgjidhet kancelar dhe se CDU bashkë me CSU duhet të jenë forca më e madhe.

Gjatë fushatës elektorale nuk pati një temë të madhe polarizuese, siç qenë përshembull ajo e emigrantët në zgjedhjet e 2017-ës.

Ishte tema e emigrantëve që i katapultoi para katër vjetësh ultra të djathtët e AfD-së në partinë më të madhe të opozitës në Bundestag, shkruan kp.

Gjermania voton me sistem proporcional, të personalizuar. Kjo do të thotë se çdo votues në Gjermani ka dy vota, të ashtuquajturat vota e parë dhe vota e dytë.

Me votën e parë, votuesi zgjedh një kandidat të caktuar, në njërën prej 299 zonave zgjedhore. Kjo garanton që në parlament të përfaqësohet çdo zonë elektorale, çdo rajon. Me votën e dytë, votuesi voton për listën kombëtare të një partie. Është vota e dytë që vendos për fuqinë me të cilën përfaqësohet një parti në Bundestag.

Të ngjashme