Qeveria gjermane tha të mërkurën se sanksionet e mëtejme kundër Rusisë nuk mund të përjashtohen pasi një gjykatë e Moskës burgosi kritikun e Kremlinit, Alexei Navalny, dhe policia përdori forcën kundër protestuesve të opozitës, shkruan Reuters, transmeton Demokracia.com
Kancelarja Angela Merkel tha se vendimi i së martës kundër Navalny ishte “larg çdo standardi të sundimit të ligjit” dhe kërkoi fundin e dhunës ndaj protestuesve paqësorë në Rusi.
I pyetur nëse Gjermania po mendonte për sanksione të reja kundër Rusisë, zëdhënësi i Merkel-it, Steffen Seibert, tha në një konferencë të rregullt për shtyp se Bashkimi Europian tashmë kishte vendosur sanksione kundër Moskës pas një sulmi të agjentit nervor ndaj Navalny./Demokracia