Lajme
Gjermania ul taksat në ndihmë të qytetarëve, synohet pavarësia energjetike
Demokracia
16:24 | 24 Mars 2022

Share:

Qeveria gjermane ka njoftuar paketën ndihmëse e cila do të ndihmojë qytetarët me koston në rritje të energjisë. Tatimpaguesit do të lirohen nga faturat e larta të shërbimeve me një pagesë periodike prej 300 eurosh, bileta më të lira për transportin publik dhe ulje të taksave për karburantin.

Paketa gjithëpërfshirëse është bërë e ditur nga krerët e koalicionit SPD, Të Gjelbërit dhe FDP në një konferencë për shtyp në Berlin.

Paketa përfshin masat e mëposhtme:

-Një pagesë për lehtësimin e taksës së energjisë prej 300 eurosh

-Një ulje tre mujore e taksave për benzinën dhe naftën

-Ulje tre mujore e biletave të transportit publik në 9 euro në muaj

-Përfitime shtesë për familjet dhe persona me të ardhura të ulta

-Pagesa mbi lehtësimin e kostove të energjisë do t’i nënshtrohet taksimit, kështu që shuma neto që do të hyjë në xhepat e qytetarëve do të jetë më e vogël. Sipërmarrësit dhe profesionet e lira do të marrin një ulje të parapagimit të tatimit mbi të ardhurat.

Qytetarët me sigurime shoqërore do të marrin një shtesë prej 100 euro dhe familjeve që marrin përfitime për fëmijë do t’u paguhen 100 euro shtesë për çdo fëmijë.

Taksa për karburantet do të ulet në minimumin evropian për tre muaj. Sipas ministrit të Financave, Christian Lindner, benzina do të jetë 30 cent për litër më e lirë dhe nafta 14 cent më e lirë.

Më në fund, çmimi i biletave mujore të transportit publik do të ulet në 9 euro në muaj për tre muaj (në një skemë të quajtur “9 për 90”).

Ministria e Financave kërkon që Gjermania të arrijë “pavarësinë energjetike”

Propozimet janë rezultat i një sesioni të madh negociues që vazhdoi vonë në mbrëmjen e së mërkurës dhe përfaqëson një kompromis midis të gjitha palëve të përfshira. Paketa është krijuar për të “zbutur vështirësitë e mëtejshme në fushën e çmimeve të energjisë”, sipas dokumentit të rezolutës së qeverisë.

Lindner tha se masat ishin krijuar për të ndihmuar Gjermaninë të arrijë pavarësinë dhe efikasitetin energjetik, duke mbështetur gjithashtu qytetarët gjatë kësaj periudhe pasigurie.

“Kjo duhet t’u tregojë njerëzve të këtij vendi se ne mund të na besohet për të vepruar në këtë krizë”, tha ai.

Të ngjashme