Gjermania ka njoftuar se ka reduktuar sasinë e importit të lëndëve djegëse fosile nga Rusia.
Kjo lëvizje e shtetit gjerman vjen vetëm disa ditë përpara se Bashkimi Evropian të sanksionojë naftën e Rusisë, në një përpjekje për të shkatërruar presidentin rus, Vladimir Putin.
Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë publikoi të dielën statistika që tregojnë se si konsumi i naftës, gazit dhe qymyrit të importuar nga Rusia kishte rënë ndjeshëm që nga pushtimi i Ukrainës.
Më poshtë janë disa prej statistikave:
Importet e naftës ruse kanë rënë nga rreth 35 në 12 për qind.
Importet e gazit rus kanë rënë nga 55 në rreth 35 për qind.
Importet e qymyrit rus kanë rënë nga 50 në rreth 8 për qind.
Ndryshe, Gjermania planifikon të heqë dorë nga gazi rus deri në vitin 2024 ndërsa nga nafta dhe qymyri shumë më shpejt.
Germany is reducing its energy dependence on Russia rapidly:
⬇️ Imports of Russian oil down from around 35% to 12%.
⬇️ Imports of Russian gas down from 55% to around 35%.
⬇️ Imports of Russian coal down from 50% to about 8%.
More (in German): https://t.co/LJYZQZAkcX
— Sebastian Fischer (@SFischer_EU) May 1, 2022