Lajme
Gjermania u kërkon serbëve të Kosovës t’i heqin barrikadat
Demokracia
18:15 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Qeveria e Gjermanisë ka shprehur alarm për përshkallëzimin e fundit të tensioneve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe tha se po fokusohej në përpjekjet për t’i detyruar serbët të largojnë barrikadat që i kanë vendosur pranë kufirit me Kosovën.

“Barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës duhet të çmontohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.

Ai tha gjithashtu se “retorika nacionaliste në veçanti, siç kemi dëgjuar nga Serbia javët e fundit, është krejtësisht e papranueshme”, shkruan DW.

Ndërkohë, mbrëmë pos barrikadave Jarinje dhe Bërnjak janë vendosur edhe në pikën kufitare të Merdares.

Të ngjashme