Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, thotë se nuk ka shenja që tregojnë se Rusia do të ndalojë dërgimin e gazit në Gjermani, raporton Reuters.
Komentet e Lindner vijnë pasi kompania shtetërore ruse e gazit Gazprom ndaloi furnizimet për Poloninë dhe Bullgarinë. Gjermania mbështetet tek Rusia për rreth 40% të furnizimeve të saj me gaz.
Rusia ka thënë se vendet “jomiqësore” duhet të paguajnë për gazin me rublat ruse, shkruan BBC.