Sport
Gjermania siguron çerekfinalen, e nis për shtëpi Danimarkën
Demokracia
23:26 | 29 Qershor 2024

Share:

Gjermania është kombëtarja e dytë që siguron çerekfinalen në Euro 2024.

Kombëtarja gjermane fitoi kundër Danimarkës me rezultat 2:0, shkruan Demokracia.com

Dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Kai Havertz në minutën e 53’të nga pika e bardhë e penalltisë. Golin e dytë dhe të fundit në këtë takim e shënoi mesfushori/sulmues, Jamal Musiala në minutën e 68’të.

Në rrethin tjetër, Gjermania luan me fituesin e ndeshjes, Spanjë-Gjeorgji./Demokracia.com/

Të ngjashme