Lajme
Gjermania, rekord të vdekjeve nga Covid, vendi lufton me valën e katërt
Demokracia
17:35 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Gjermania ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve nga Covid-19 që prej muajit Shkurt ditën e mërkurë, ndërkohë që po lufton për të frenuar valën e katërt të pandemisë.

Një total prej 69,601 infeksionesh të reja u raportuan në 24 orët e fundit, mbi 2,415 më shumë se një javë më parë. Vdekjet arritën në 527, që është numri më i lartë që prej 12 Shkurtit, duke e çuar totalin në 104,047, sipas Institutit Robert Koch në Gjermani. Megjithatë, norma 7 ditore e shfaqjes së rasteve për 100,000 banorë, vazhdoi rënien, në 427 nga 432 ditën e Martë.

Ekspertët dyshojnë nëse ky tregues nënkupton se Gjermania ka kaluar kulmin e kësaj vale të pandemisë. Sipas ekspertëve, shifrat mund të jenë jo të besueshme për shkak se disa autoritete shëndetësore janë shumë të mbingarkuar, veçanërisht në zonat më të goditura. Gjermania ra dakord javën e kaluar për të ndaluar aksesin e të pavaksinuarve tek të gjithë aktivitetet, përveç në dyqanet bazike si ushqimoret, farmacitë dhe furrat. Kjo synon të përshpejtojë fushatën e vaksinimit. Situata e pandemisë është përkeqësuar në Europë.

Qeveria e Norvegjisë prezantoi masa më të ashpra këtë javë për të limituar përhapjen e Covid-19, për shkak të rritjes së madhe të rasteve dhe shtrimit në spitale. Vendi caktoi një tavan për numrin e vizitorëve në shtëpi dhe shkurtoi orët nën të cilat baret dhe restorantet mund të shërbejnë alkool. Masat, e vendosura fillimisht për 4 javë, janë më pak strikte se vendet e tjera europiane s’i Letonia apo Austria, që aplikuan karantinë të plotë, por më strikte se vendi fqinj Suedia, që thjesht rekomandoi përdorimin e maskave në transportin publik.

Të ngjashme
Lajme • 24 Prill 2024