Sport
Gjermania publikon listën për Kupën e Botës, ka befasi
Demokracia
14:01 | 10 Nëntor 2022

Share:

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Hansi Flick e ka publikuar listën me 26 futbollistët që do të ketë me vete në Botërorin e Katarit.

Lajmi i mirë për tifozët dhe stafin teknik është prania e portierit Manuel Neuer, i cili kohët e fundit ka pasur probleme dhe nuk është aktivizuar as me Bayern. Gjithashtu i pranishëm edhe portieri Ter Stegen, për të cilin kishte dyshime që nuk mund të grumbullohej.

Surpriza e madhe është Mario Gotze. Heroi i Botërorit të vitit 2014 ka marrë besimin e stafit, por do të duhet të luftojë fort për një vend në formacion. Gjithashtu, surprizë edhe përfshirja e talentit 17-vjeçar të Dortmundit, Moukoko.

Ndërsa ashtu si në vitin 2018, ylli i Gjermanisë dhe i Borusias së Dortmundit, Marco Reus, do të mungojë në Botërorin e Katarit. Është hera e dytë që një dëmtim e pengon 33-vjeçarin të marrë pjesë në Kupën e Botës.

Reus duket se është i mallkuar për garat e mëdha, pasi ka munguar edhe në Kampionatet Evropiane të vitit 2016 dhe 2020, duke konfirmuar tersin me dëmtimet që ka pësuar gjatë karrierës së tij.

Nuk është grumbulluar as Hummels, për të cilin shpresoj një rikthim. Gosens është një tjetër mungesë e madhe. Bayern është ekipi më i përfaqësuar me 7 lojtarë në kombëtare.

Të ngjashme