Një brigadë gjermane prej rreth 4,800 ushtarësh të vendosur përgjatë kufirit Lituani-Rusi do të jetë në gatishmëri luftarake në vitin 2027, kanë thënë ministrat e mbrojtjes.
Marrëveshja midis Gjermanisë dhe Lituanisë do të shënojë dislokimin e parë të përhershëm të trupave gjermane që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius e krahasoi marrëveshjen “historike” me vendosjen e forcave aleate në Gjermaninë Perëndimore, të cilat u vendosën për të mbrojtur Evropën Perëndimore në rast të një sulmi sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.
“Krahu lindor tani është zhvendosur në lindje dhe është detyrë e Gjermanisë ta mbrojë atë”, tha Pistorius.
Shumica e njësive do të mbërrijnë në 2025 dhe 2026 dhe atyre dhe familjeve të tyre do t’u ofrohen “kushte tërheqëse”, duke përfshirë shkollat në gjuhën gjermane, strehimin dhe lidhjet e fluturimit, tha ai.