Lajme
Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Rohde: Mezi presim ta shohim në Këshill të Evropës
Demokracia
13:06 | 13 Maj 2022

Share:

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se mezi pret ta shohë Kosovën në Këshillin e Evropës, familjes të së cilit, sipas tij, Kosova i përket.

Ambasadori Rohde nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Kosova i takon Këshillit të Evropës, përcjell Demokracia.com.

“Mezi po presim të shohim Kosovën si pjesë të familjes së Këshillit të Evropës, i cili punon për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova i takon Këshillit të Evropës. Gjitha të mirat në rrugëtimin e anëtarësimit”, ka shkruar Rohde.

Të ngjashme