Lajme
‘Gjermania i bën thirrje Serbisë t’i rishqyrtojë projektligjet për Kosovën’, Rohde: Përbën shkelje të obligimeve
Demokracia
17:14 | 01 Nëntor 2024

Share:

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Gjermania i ka kërkuar Serbisë që të rishqyrtojë projektligjin e saj që e shpall Kosovën zonë të mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionit të veprave penale.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shpërndarë një postim të Zyrës së Jashtme Gjermane e cila mes tjerash ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit nga të dyja palët.

Kjo zyrë ka kërkuar nga Serbia rishqyrtimin e projektligjit të Serbisë.

“I kërkojmë Serbisë të rishqyrtojë. Të dy vendet Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023 pa vonesë, duke përfshirë ASMM”, thuhet në kërkesën e tyre të publikuar në platformën X.

Sipas Rohdes i cili ka shpërndarë këtë kërkesë, një veprim i tillë i Serbisë përbën shkelje të qartë të obligimeve të dialogut.

“Gjermania i kërkon Serbisë të rishqyrtojë projektligjin e saj që e shpall Kosovën zonë të mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionit të veprave penale pasi kjo do të përbënte shkelje të qartë të obligimeve të Dialogut”, ka shkruar ambasadori.

Të ngjashme