Diaspora
Gjermania heq karantinën për udhëtarët e Kosovës
Demokracia
15:47 | 15 Maj 2021

Share:

Derisa numri i infektimeve me koronavirus ka rënë në Gjermani dhe në shumë pjesë të botës, Qeveria gjermane ka lehtësuar masat për udhëtime në disa vende, transmeton albinfo.ch.

Gjermania e ka ndryshuar listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë, ku Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe disa shtete të tjera nuk bëjnë pjesë më në këtë listë, ashtu siç ishte më parë.

Gazetari i njohur i Deutsche Welle, Bahri Cani, nëpërmjet një video ekskluzive në kanalin e tij në Youtube ka informuar të gjithë mërgimtarët se është hequr karantina për udhëtarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali Zi dhe disa shtete të tjera, mirëpo vlen të theksohet se duhet të keni patjetër me vete një test “negativ” jo më i vjetër se 48 orë.

Të ngjashme