Lajme
Gjermania has vështirësi në pastrimin e plehrave që sollën përmbytjet
Demokracia
15:39 | 27 Korrik 2021

Share:

Pas përmbytjeve katastrofike në disa vende të Gjermanisë, vijon pastrimi për t’iu kthyer sa më shpejt normalitetit.

Agjencitë e mirëmbajtjes ende nuk janë në gjendje të japin një shifër se sa mbeturina kanë krijuar përmbytjet, por ata shprehën se situata është e paprecedentë.

“Asnjëherë nuk ka pasur një situatë të tillë në Gjermani. Ne ende nuk e dimë se sa mbeturina do të kemi në fund. Shpresoj se tani kemi përfunduar gjysmën e pastrimit”, u shpreh Sascha Hurtenbach, menaxher i agjencive të pastrimit.

Në punonjës në një vend depozitimi makinash, Karl-Heinz Bedau po punon për të vendosur rregull. Ai është i vetëdijshëm për rreziqet që sjellin materialet e rënda: Ato nuk janë menjëherë të dukshme në rrugë dhe mund të dëmtojnë kalimtarët ose punëtorët. Në rastin e automobilave, thotë Bedau, duhet të tregohet shumë kujdes pasi ato mund të shpërthejnë.

“Nëse do të mund të kishit parë se si makinat fluturonin nëpër rrugë, forcën që kishte uji, atëherë e kuptoni që rezervuarët do të kishin plasur dhe natyrisht që do të kishte rrjedhje të benzinës, naftës dhe substancave të tjera. Ne e dimë që benzina merr flakë shpejt dhe kur bashkohet me ajrin bëhet edhe më e rrezikshme”, tha Karl-Heinz Bedau.

Në pikat e grumbullimit të mbeturinave janë krijuar male me plehra, makina e orendi shtëpiake të shkatërruara, të grumbulluara buzë rrugëve, shkruan euronews.

Gjermania ishte pioniere e menaxhimit modern të mbetjeve në vitet 1970, duke prezantuar konceptin e ndarjes së mbeturinave për t’u ricikluar, djegur ose në  grumbulluar në depo. Megjithatë, për shkak të përmbytjeve, sasia e madhe e plehrave është shumë më tepër sesa mund të përballojë  industria e menaxhimit të mbeturinave.

Firmat e ndërtimit dhe banorët po ndihmojnë në zhvendosjen e rrënojave. Në shtetin më të populluar të Gjermanisë në Nordrhein-Westfalen, guvernatori Armin Laschet është shprehur se nuk do të jetë e mundur të mblidhen të gjitha mbeturinat dhe se nevojitet ndihmë.

Përmbytjet e fundit në Gjermani, janë cilësuar si më katastrofiket që prej 60 vitesh.

Të ngjashme