Pas pushtimit rus të Ukrainës që filloi me 24 shkurt, Gjermania ka rritur shpenzimet për mbrojtje në 2% të GDP-së së saj dhe ka ndarë një fond prej 100 milionë eurove për pajisje ushtarake.
Tani sipas Jerusalem Post, qeveria e Olaf Scholz është pajtuar që të blejë sistemin e fuqishëm mbrojtës raketor ‘Arrow-3’ nga Izraeli.
Udhëheqësi i Forcave Ajrore të Gjermanisë, Lejtnant Gjeneral Ingo Gerhartz tha: “Iron Dome përdorët për kërcënimet në afërsi të shkurt dhe ne kemi një industri të aftë në shtëpi kështu që ne duhet të marrim sisteme për të”.
“Dhe për raketat e larta ‘Interceptors’ ne kemi sistemin e armëve ‘Patriot’ që ne do ta modernizojmë. Nëse flitet për rreziqet nga distanca 15.000 kilometra dhe për ato eksoatmosferike, ne nuk kemi asgjë, kështu që kjo është arsyeja pse unë e shikova nga afër ‘Arrow 3’ dhe ne jemi me të vërtetë të interesuar në këtë sistem”, shtoi ai.
Në fund, Kolonel Gerhartz bëri të ditur se shteti izraelit “ka dhënë aprovimin që ne të bashkëpunojmë për këtë çështje, por ne duhet të flasim edhe për disa detaje”.