Lajme
Gjermania e injoron Donika Gërvallën, nuk e fton në konferencën që i kushtohet grave në politikën e jashtme
Demokracia
19:33 | 12 Shtator 2022

Share:

Në Berlin ka filluar sot konferenca “Formësimi i Politikës së Jashtme Feministe”, e organizuar nga shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock.

Në këtë konferencë ka marrë edhe ministrja shqiptare e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, e cila e ka falënderuar homologen e saj për organizimin e kësaj ngjarjeje dhe ftesën bërë asaj.

Ajo që vërehet në këtë Konferencë është mungesa e ministres kosovare të Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila duket se nuk është ftuar edhe pse ky organizim u është kushtuar grave në politikën e jashtme, shkruan Demokracia.com.

Përveç që është femër dhe është dashur të jetë në këtë konferencë, Donika Gërvalla njihet edhe si gjermanofolëse, megjithatë as kjo nuk i ka “dhezur” që të jetë në mesin e femrave të fuqishme në botë.

Po ashtu, shefja e diplomacisë kosovare ende nuk është ftuar për vizitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, adresë kjo shumë e rëndësishme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Vizita e vetme zyrtare e Gërvallës në Gjermani është vizita te deputetët e këtij shteti, mirëpo takim zyrtar me Annalena Baerbock, ministren gjermane të Punëve të Jashtme, ende nuk ka pasur.

Gërvalla të vetmin takim, nëse mund të quhet i tillë, me Baerbock e ka pasur në Aeroportin “Adem Jashari” kur ka dalë ta priste, mirëpo aso kohe nuk kishte takim bilateral. /Demokracia.com/

Të ngjashme