Lajme
Gjermania e dërgon edhe një “emisar” në Kosovë e Serbi
Demokracia
14:32 | 02 Qershor 2023

Share:

Politikani gjerman, Peter Beyer, njofton se është nisur për një vizitë në Kosovë, e më pas do të shkojë edhe në Serbi.

“Rrugës për në Prishtinë, Kosovë, tani. Shpreh vlerësimet dhe përkrahjen time për KFOR-in dhe bisedimet politike. Të shtunën shkoj në Beograd, Serbi, për diskutime politike”, ka shkruar Beyer.

Fundjavën e kaluar në Prishtinë ka qëndruar Manuel Sarrazin, emisar gjerman për Ballkanin Perëndimor. Sarrazin erdh pas futjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet e tri komunave veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

“Porosia ime sot është që ne nuk do të lejojmë që këto mundësi, këto shanse që i ofron marrëveshja e Ohrit të hidhen poshtë për shkak të ndonjë vendimi të marrë”, ka thënë Sarrazin në Kosovë.

Ndërkaq, javës që vjen, Kosovën pritet ta vizitojnë emisarët perëndimorë, Gabriel Escobar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Miroslav Lajcak i Bashkimit Evropian.

Të ngjashme