Gjermania është duke u përgatitur ta furnizojë Ukrainën me shtatë ‘Panzerhaubtize 2000’, sipas gazetes gjermane Die Welt, duke përmbushur dëshirën eksplicite të Kievit për mbështetje materiale në formë të sistemeve të armëve vetëlëvizsëse që mund t’i godasin shënjestrat në distancë prej 40 kilometrave, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Dërgimi i tankeve, për të cilat Bild raportoi se aktualisht janë duke u riparuar dhe se nuk do të jenë të gatshme për dërgim deri në fund të qershorit, besohet të jetë një vendim politik që shkon kundër këshillës së ushtrisë gjermane, e cila ka thënë se mjetet e luftës i duhen vendit për nevojat e veta.
Vetëm 40 prej 119 ‘Panzerhaubitze 2000’ në kuadër të arsenalit ushtarak janë aktualisht të gatshme për përdorim, shkruajti Die Welt.