Kombëtarja e Gjermanisë dhe ajo e Anglisë kanë barazuar 1:1 në derbin e Grupit 3 në Ligën A të Ligës së Kombeve
Gjermania ishte e para që kaloi në avantazh në minutën e 50-të me golin e Hofmann, shkruan Demokracia.com.
Goli i mesfushorit të Borussia Monchengladbachut nuk i mjaftoi gjermanëve, që e humbën epërsinë kur Kane barazoi nga penalltia dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Fitore mori edhe Italia në po të njëjtin grup që mposhti Hungarinë me rezultat 2:1.
Nicolo Barella në minutën e 30-të dhe Pellegrini në të 45-tën vulosën fitoren e “Azzurrit” në stadiumin “Dino Manuzzi”.
Krejt çfarë arritën hungarezët në këtë sfidë ishte autogoli i Mancinit në minutën e 61-të.
Italia është ngritur në pozitën e parë me katër pikë, e ndjekur nga Hungaria që ka një pikë më pak. Gjermania është e treta me dy pikë, ndërsa Anglia e mbyll ranglistën e grupit me një pikë./Demokracia.com/