Të hënën, nga aeroporti i Hanoverit do të realizohet një tjetër fluturim dëbimi drejt Kosovës dhe Shqipërisë.
Rreth 70 persona pritet të transportohen me aeroplan për në këto dy vende, raportoi të hënën gazeta gjermaneDie Welt.
Të dëbuarit ishin azilkërkues në Gjermani.
Deputeti i Unionit Demokristian (CDU), Gunter Krings tha për Die Welt se Gjermania ka nevojë për më shumë dëbime të tilla.
“Ne duhet t’i intensifikojmë këto fluturime”, tha ai.
E drejta për azil ka dy anë, sipas anëtarit të partisë që i fitoi zgjedhjet parlamentare këtë vit.
“Ne duam t’u japim mbrojtje atyre që kanë nevojë për atë – por edhe të deportojmë ata që nuk kanë nevojë për këtë mbrojtje ose që e kanë humbur të drejtën duke kryer akte dhune.”