Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, njëri prej tyre shtetas gjerman, pasi janë përfshirë në një përleshje.
Ky i fundit, fillimisht ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, kosovare, e cila ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Më pas dy të dyshuarit tjerë familjarë të viktimës kanë shkuar në banesën e viktimës dhe të tre të dyshuarit janë përleshur fizikisht”, thuhet në raportin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Vushtrri 30.07.2021 – 15:05. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një mashkull shtetas gjerman. I dyshuari shtetas gjerman e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij, e më pas dy të dyshuarit tjerë familjar të viktimës kanë shkuar në banesën e viktimës dhe të tre të dyshuarit janë përleshur fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit me rekomandim të prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar. Rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com/