Janë publikuar formacionet zyrtare të dy ndeshjeve kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kombeve.
Gjermania – Italia dhe Anglia – Hungaria janë dy sfidat që kanë vëmendjen e mbrëmjes në Ligën e Kombeve, shkruan Demokracia.com.
Stadiumi “Borussia-Park” në Monchengladbach është arenë e përballjes së grupit 3 të Ligës A ndërmjet Gjermanisë dhe Italisë.
“Azzurri” është në vendin e parë me 5 pikë, ndërsa Gjermania ka dy pikë më pak në pozitën e tretë.
Formacionet zyrtare:
Gjermania: Neuer, Klostermann, Sule, Rudiger, Raum, Gundogan, Kimmich, Hofmann, Muller, Sane, Werner.
Italia: Donnarumma, Mancini, Spinazzola, Bastoni, Calabria, Barella, Cristante, Frattesi, Gnonto, Raspadori, Politano.
Në po të njëjtin grup do të përballen edhe Anglia dhe Hungaria.
Sfida do të zhvillohet në “Molineux Stadium” në Wolverhampton.
Formacionet zyrtare:
Anglia: Ramsdale, Walker, James, Phillips, Stones, Guehi, Bowen, Gallagher, Kane, Bellingham, Saka.
Hungaria: Dibusz, Lang, Szalai, Fiola, Orban, Ad.Szalai, Szoboszlai, Schafer, Styles, Nagy, Sallai.
Dy përballjet nisin nga ora 20:45./Demokracia.com/