Sport
Gjermani-Angli, momenti që nuk u pa në TV: Futbollisti vjell në fushë, gjyqtari vazhdon lojën
Demokracia
16:27 | 08 Qershor 2022

Share:

Ndeshja e raundit të dytë të Ligës së Kombeve mes Gjermanisë dhe Anglisë zhvilluar në Allianz Arena përfundoi me shifrat 1-1.

Një barazim që lejon Italinë të shkojë në krye të grupit.

Megjithatë, ishte një episode që frikësoi të gjithë tifozët. Bëhet fjalë për lojtarin e Anglisë, Jude Bellingham.

Ai hyri në fushë në minutën e 14’ në vend të Phillips, lojtari nuk kishte kryer nxehmje dhe pagoi pasojat.

Pas një rikuperimi në fazën mbrojtëse, lojtari u përkul në fushë dhe volli. Në ato minuta 18-vjeçari nuk ishte në gjendje të ecte.

Shokët e skuadrës dhe kundërshtari vazhdoi lojën, ndërsa disa spektatorë vunë re atë që kishte ndodhur dhe raportuan gjithçka në rrjetet sociale./Demokracia.com/

Të ngjashme