Sport
Gjermani – Angli dhe Itali – Hungari, mbyllen pjesët e para me këto rezultate
Demokracia
21:39 | 07 Qershor 2022

Share:

Janë mbyllur pjesët e para në takimet e sontme në Ligën e Kombeve, Gjermani – Angli dhe Itali – Hungari.

Italia ka shkuar në pushim të pjesëve me avantazh 2:0 kundër Hungarisë, shkruan Demokracia.com.

Nicolo Barella i ka siguruar epërsinë e parë “Azzurrit” në minutën e 30-të me një super gol.

Pellegrini e ngriti epërsinë e kampionëve të Evropës në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Për dallim nga sfida në Itali, ajo mes Gjermanisë dhe Anglisë nuk ka prodhuar gola në 45 minutat e para.

Në fakt, gjermanët realizuan njëherë në minutën e 23-të me anë të Hofmann, mirëpo goli u anulua pas rishikimit me VAR për pozitë jashtë loje./Demokracia.com/

Të ngjashme