Çdo ditë e më shumë njerëzit po vendosin të bëhen veganë.
Kjo gjë jo vetëm që ndryshon organizmin tuaj por ka edhe ndikim pozitiv në planet.
Njerëzit të cilët ndjekin dietë vegane i përjetojnë disa gjëra ndryshe nga personat që hajnë mish ose janë vegjetarianë.
Ja çfarë mund t’i ndodhë trupit tuaj nëse bëheni vegan.
Ju flini më mirë
Kjo sepse veganët, në përgjithësi, hanë më shumë ushqim me fibra dhe më pak yndyrë të ngopur. Një studim ka zbuluar se kjo mund të jetë receta e përsosur për një gjumë të mirë. Me një dietë të bazuar në bimë, ju ndoshta hani karbohidrate më komplekse që stimulojnë çlirimin e serotoninës, duke ju ndihmuar të flini. Kjo do të thotë që ngrënia e ushqimeve me niseshte si orizi dhe patatet para se të flini mund t’ju ndihmojë të bëni një gjumë më të mirë gjatë natës.
Mund të humbni peshë
Disa studime kanë treguar që veganizimi ka ndikim në peshën tuaj. Në një studim, të rriturit dhe fëmijët që ndoqën një dietë vegane konsumuan më pak proteina, kolesterol dhe yndyrë të ngopur. Në fakt, fëmijët që ndjekin dietën vegane humbën mesatarisht 3 kilogramë, gjatë periudhës së studimit.
Hormonet tuaja mund të ndryshojnë
Ndërsa soja mund të jetë një zëvendësues i mirë i mishit, ngrënia e tepërt e saj mund të ketë efekte negative në trupin tuaj. Kjo mund të ndodhë nëse zëvendësoni rregullisht proteina të mishit me proteina soje. Është zbuluar se ngrënia e sasive të mëdha të sojës mund të prishë gjëndrën tiroide, e cila është përgjegjëse për kontrollin dhe ekuilibrin tuaj të hormoneve.
Nyjet tuaja përjetojnë më pak inflamacion
Ushqime të tilla si gjalpi, djathi dhe hamburgerët mund të shkaktojnë inflamacion të nyjeve tuaja sepse ato përmbajnë shumë yndyrna të ngopura. Studimi i ri tregon se një dietë me bazë bimore, posaçërisht ajo vegane, mund të ndihmojë në simptomat e artritit reumatoid. Kjo pjesërisht sepse nuk do të hani aq shumë yndyrna të ngopura, dhe gjithashtu sepse do të hani më shumë ushqim që në të vërtetë lufton inflamacionin.
Ju i shijoni gjërat ndryshe
Ndjeshmëria e shijes tuaj ndryshon kur filloni një dietë me bazë bimore dhe largoni produktet shtazore dhe yndyrnat. Kjo do të thotë që ju zbuloni një dashuri të re për ushqimet që nuk ju kanë pëlqyer t’i hani më parë.
Bëheni më të fryrë
Të hash shumë perime si lulelakër, brokoli dhe lakër mund të nënkuptojë se stomaku yt është i mbushur me gaz të tepërt. Kjo mund t’ju lërë të fryrë, pasi trupi juaj nuk është në gjendje të përpunojë të gjitha fibrat. Prandaj rekomandohet që të pini shumë ujë në një dietë vegane për t’u siguruar që sistemi juaj i tretjes po tret ushqimin tuaj në mënyrë të shëndetshme.
Lëkura juaj mund të jetë më e pastër
Ajo që hamë mund të ndikojë drejtpërdrejt në lëkurën tonë. Studimet sugjerojnë që dietat me bazë bimore mund të pastrojnë aknet dhe në përgjithësi përmirësojnë shëndetin e lëkurës tuaj. Duke kufizuar marrjen e qumështit dhe duke ngrënë më shumë ushqime që janë antioksidantë natyralë, ju mund t’i bëni një favor lëkurës suaj. Duket se ngrënia e produketeve të qumështit mund të ndikojë negativisht në lëkurën tuaj për shkak të hormoneve dhe steroideve të pranishme natyrshëm në to.
Keni më shumë energji
Duket se një dietë vegane mund të ndihmojë në nivelet tuaja të energjisë. Dietat me bazë bimore treten më lehtë, që do të thotë se organizmi nuk është aq i mbingarkuar. Kur sistemi juaj tretës po punon shumë fort mund të ndiheni letargjik dhe me energji të ulët. Ndjekja e një diete vegane mund të thotë që nivelet e energjisë suaj janë më të larta dhe mund të vini re se jeni më produktiv gjatë ditës.
Kockat tuaja mund të thyhen më lehtë
Një dietë vegane mund të thotë që ju mund të keni një nivel më të ulët të kalciumit dhe vitaminës D në krahasim me jo-veganët. Kjo mund t’ju lërë me një rrezik më të lartë për osteoporozë, ku dendësia juaj e kockave është më e ulët dhe ato mund të thyhen më lehtë, sipas një studimi të ri të bërë nga Oxford. /Demokracia.com/