ShowBiz
Gjërat personale të Janet Jackson do të dalin në ankand
Demokracia
16:32 | 12 Prill 2021

Share:

Ankandi tre-ditor përkon me ditëlindjen e 55-të të këngëtares.

Artistja Janet Jackson do të nxjerr në shitje gjërat e saj personale në një ankand, muajin e ardhshëm.

Ngjarja do të organizohet nga shtëpia e ankandeve ‘Julien’ dhe do të mbahet më 14, 15 dhe 16 maj, dhe kjo përkon me ditëlindjen e këngëtares Jackson.

Më shumë se 1 mijë artikuj do të dalin në shitje, përfshirë fustanin e nusërisë së Jackson nga martesa e saj e fshehtë me kërcimtarin Rene Elizondo në vitin 1991 si dhe xhaketa ikonike të cilën e kishte veshur në videoklipin e ‘Rhythm Nation’.

Ankandi vjen si nderim për yllin e muzikës pop dhe karrierës së saj katër dekadëshe. /Demokracia.com/

Të ngjashme