Kuriozitete
Gjeorgjia u kujton përdoruesve të patentë shoferit digjital që të veshin rroba për foto
Demokracia
08:19 | 28 Maj 2023

Share:

Departamenti i Shërbimeve të Shoferit të Gjeorgjisë lëshoi ​​​​një kujtesë të pazakontë për banorët që përfitojnë nga patentë shoferët e rinj digjital dhe letërnjoftim: “Ju lutemi bëni foto me rroba”.

Departamenti tha në një postim në Facebook se banorëve u kërkohet të sigurojnë se po “i mbajnë gjërat me stil” kur nxjerrin selfie për licencat dhe ID-të e tyre digjitale, të cilat lejojnë përdoruesit e Apple Wallet të lënë kopjet e tyre fizike në kuletat e tyre kur kalojnë nëpër pikat e kontrollit të TSA-së, raporton Upi, transmeton Klan Kosova.

Kujdes, njerëz të dashur të epokës digjitale”, thuhet në postim. “Ju lutemi, bëni fotografi me rroba kur i dorëzoni ato për patentën e shoferit dhe ID-në tuaj digjitale”.

Ishte e paqartë nëse ky përkujtim u nxit nga disa banorë që nuk ndiqnin këshillat.

“Le të ngremë gotat tona virtuale dhe të bëjmë dolli për të ardhmen”, shkruajnë zyrtarët e DDS-së. “Gëzuar për teknologjinë dhe mbajtjen e gjërave me klas!”

Të ngjashme