Sport
Gjeorgjia me fitore të madhe në Shkup
Demokracia
23:00 | 09 Qershor 2022

Share:

Gjeorgjia ka shokuar Maqedoninë e Veriut duke e mposhtur 3:0 të enjten mbrëma në Shkup.

Maqedonia V. ka llogaritur në fitore, por pësoi humbje të thellë.

Gjeorgjia te fitorja erdhi në pjesën e dytë. Budu Zivzivadze në minutën e 52-të, Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 62-të dhe Otar Kiteishvili në minutën e 84-t, i realizuan golat.

Gjeorgjia është e para në Grupin 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve. I ka nëntë pikë nga tri ndeshje. Maqedonia V. mbetet e dyta me 4 pikë nga tri ndeshje.

Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe Enis Bardhi startuan te Maqedonia e Veriut. Bardhi ishte kapiten.

Valon Ethemi ishte në stol.

Të ngjashme