Lajme
Gjeorgjia do të aplikojë për t’u bërë anëtare në BE
Demokracia
19:24 | 02 Mars 2022

Share:

Gjeorgjia do të aplikojë menjëherë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Ky paralajmërim vjen vetëm disa ditë pasi Parlamenti Evropian ka mbështetur kërkesën e Ukrainës për të aplikuar për t’u bërë pjesë e BE-së. Lideri i “Ëndrrës Gjeorgjiane”, Irakli Kobakhizde, u ka thënë gazetarëve se i ka bërë thirrje BE-së që ta “rishikojë aplikimin e shtetit të tyre në mënyrë urgjente dhe të marrin vendim që t’ia japin asaj statusin e vendit kandidat”.

Siç raporton BBC, në Gjeorgji janë zhvilluar protesta të mëdha kundër pushtimit rus të Ukrainës, transmeton lajmi.net.

Rusia ka kontrolluar dy rajone gjeorgjiane, Osetinë Jugore dhe Abkhazinë, që nga viti 2008.

Ajo pasoi një përpjekje gjeorgjiane për të rimarrë Osetinë e Jugut, e cila kishte luftuar një luftë separatiste kundër Gjeorgjisë në vitet 1990.

Të ngjashme