Sport
Gjeorgji – Kosovë, këto janë kuotat e basteve
Demokracia
11:04 | 02 Shtator 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës sonte do të rikthehet në fushën e gjelbër.

Në “Batumi Arena”, “Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes do ta zhvillojnë një ndeshje tejet të vështirë ku nga ora 18:00, do të ndeshen me Gjeorgjinë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar kuotat e ndeshjes së sotme.

Gjeorgjia është favorite e lehtë ndaj Kosovës me kuotë prej 2.45, kurse Kosova ka kuotë prej 3.10, ndërkaq barazimi vlen me 3.00.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Kosova nuk e ka arkëtuar asnjë pikë, derisa një gjë të tillë shpreson ta bëjë sot. /Demokracia.com

Të ngjashme