Lajme
Gjeologu Bilalli jep një sqarim lidhur me arin në Slivovë
Demokracia
22:08 | 03 Mars 2023

Share:

E vërteta rreth zbulimit të arit është pak më ndryshe nga ajo që po informohet opinioni thotë gjeologu Bujar Bilalli.

Gjeologu mitrovicas njëherësh edhe njëri nga gjeologët dhe hultumtuesit e parë në projektin e hulumtimeve në rajonin e Prishtinës në Slivovë thotë se deklarimet e kohës së fundit kontraverëse nuk po e tregojnë të vërtetën.

Ja shkrimi i tij në profilin e tij:

Depoziti i Au në Fshatin Slivovë të Komunës së Prishtinës ka filluar të hulumtohet që nga viti 2013.

Për herë të parë zonën e kam prek unë personalisht, ku pastaj jemi licencuar dhe kemi punuar deri ne fazën e parafizibilitetit.

Zona në fjalë ka potencial të mirë për të vazhduar hulumtimi dhe për të kaluar në shfrytëzim!

Kompania që ka zbuluar depozitin është https://avrupaminerals.com/project/slivovo/, duke pasur parasysh koston e lartë për zhvillimin e një projekti minerar dhe në pamundësi për ta zhvilluar deri në finalizim ka arrit marrëveshje me kompanin minerare në fjalë të cilës i uroj suksese në këtë drejtim. Çdo lajm i mirë për Kosovën tonë të dashur është i mirë se ardhur.

Vetëm se deklarimet nuk po e tregojnë të vërteten, faktet janë pak më ndryshe.

Të ngjashme