Lajme
Gjenerali ukrainas: Për çdo civil të vdekur, do vrasim 10 rusë, trupat ushqim për qentë
Demokracia
13:24 | 11 Mars 2022

Share:

Një nga anët më të errëta, tragjike dhe dëshpëruese të luftës, është vrasja e civilëve.

Gjenerali ukrainas Dmytro Marchenko, i cili komandon garnizonin në Mykolaiv, zotohet se njerëzit e tij do të vrasin dhjetë rusë për çdo civil të vrarë në betejën për qendrën kryesore të ndërtimit të anijeve në Detin e Zi.

Një sulm rus tashmë është zmbrapsur dhe gjenerali Marchenko thotë se rrugët janë të mbushura me të vrarë rusë, shkruan javanews. “Është e pakëndshme ta thuash këtë,” tha ai për The Times, “por kufomat e tyre janë kthyer ushqim për qentë endacakë.

“Ne nuk jemi në gjendje t’i marrim ata për shkak të zjarrit të vazhdueshëm rus në ato zona.”

Të ngjashme