Lajme
Gjeneral Ristuccia i njofton përfaqësuesit e lartë të KFOR-it me situatën operacionale në Kosovë
Demokracia
19:59 | 22 Shkurt 2023

Share:

Komandanti i misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me ambasadorët e vendeve kontribuuese dhe përfaqësuesit e lartë kombëtarë të KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.

Gjatë takimit, gjenerali Ristuccia i falënderoi mysafirët për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme për misionin e KFOR-it dhe i njoftoi ata me situatën operacionale në Kosovë.

Ngjarja është një iniciativë e komandantit të KFOR-it me qëllim të përmirësimit të vetëdijes për situatën e sigurisë dhe koordinimit ndërmjet përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe vendeve kontribuuese të misionit.

Të ngjashme