Lajme
Gjendjet një person pa shenja jete në Podujevë, Policia nis hetimet
Demokracia
18:10 | 03 Janar 2023

Share:

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 10:00 në rrugën “Qëndresa” në Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, ka deklaruar për Demokracia.com se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Qëndresa” në Podujevë.Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (mashkull).Lidhur me këtë rast, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore, për sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Të ngjashme