Rreth orës 18:30, policia ka pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës, Agron Burovci ka thënë për Demokracia.com se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe viktima është një femër 37-vjeçare
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, femër, 37 vjeçare.”, ka thënë ai.
Tutje, Borovci ka konfirmuar se aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit./Demokracia.com/